Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK INTER KËTË VERË/ Lukaku “pozon” për kritikët, ka një koment për ta (FOTO)

Romelu Lukaku u transferua te Interi vetëm pak kohë më parë, pas një interesimi të gjatë nga zikaltërit.

Por, gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhej, për shkak se lojtari shpesh është akuzuar nga kritikët se është mbi peshë. Madje kohët e fundit është folur se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen e parë në kampionat kundër Leçes, për shkak se është 104 kg, ndërsa mjekët nuk donin që ai të luante, nëse ishte mbi 100 kg.

Menjëherë pas këtyre zërave ka reaguar edhe sulmuesi, i cili ka hedhur një foto në rrjetin social “Instagram”, ku tregon trupin e tij me muskuj dhe shkruan: “ Jo keq për një njeri të shëndoshë”, duke treguar edhe gishtin e mesit.

Image

Mesa duket këto zëra kanë prekur edhe vetë lojtarin, i cili nuk nguron t’iu kthejë përgjigje kritikëve. Kujtojmë se Lukaku mund të bëjë debutimin e tij me Interin në një ndeshje zyrtare, në sfidën e 26 gushtit përballë Leçes.

Related posts

(FOTO) 11 lojtarët që tradhtuan Wengerin në Arsenal

Q.Autor

Brazili sfidon Belgjikën/ Shoku i Neymarit s’ka formulë për të ndalur brazilianin

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ Treshja sulmuese Ronaldo-Messi-Neymar është në dorë të Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment