Futboll Sport

USHQIM I KONTROLLUAR PËR YLLIN BELG/ Regjim i ri, ja dieta e Romelu Lukakut

Dietë mesdhetare dhe ushqim i kontrolluar. Në debutimin kundër Leçes, Romelu Lukaku fitoi zemrat e tifozërisë së “San Siro”-s, por edhe falë një pune jashtë fushës së blertë. Geri Nevil, ish-kapiteni i Mançester Junajtid, te “djajtë e kuq” e kishte akuzuar për mungesë profesionalizmi pasi belgu pranoi se kishte fituar peshë, duke arritur në 104 kilogramë.

REGJIM I RI

Megjithatë, që pas transferimit tek Interi, sulmuesi ka rifituar formën, edhe falë ndryshimit të zakoneve në tavolinën e ngrënies: meritë kjo, sipas mediave angleze, e regjimit strikt të kërkuar nga Antonio Konte, trajneri i tij i ri.

Është ndalur konsumi i ushqimeve të skuqura, mocarela dhe pijet alkoolike, pavarësisht se pika e fundit ndikon pak për 26-vjeçarin, i cili u qëndron larg. Që këtej e tutje, derisa të jetë rikthyer në formë, do vazhdojë me atë që quhet dieta “Bresaola”: ushqime mesdhetare me shumë zarzavate dhe më shumë mishra të bardhë të pasur me proteina, si gjeli dhe pula. Efektet janë të dukshme. Pas akuzave të kilogramëve të tepërt, Lukaku postoi në “Instagram” edhe një foto me muskujt e barkut në dukje: “Jo keq për një djalosh të shëndoshë…

Related posts

PAS LARGIMEVE TË DONNARUMMA DHE CALHANOGLU/ Klubi i Milan: Nuk i akuzojmë por duhet ta dini se…

Delo.autor

“KAM MENDUAR DORËHEQJEN”/ Presidenti i klubit shqiptar merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ “Blutë e Londrës” përfitojnë një penallti, Ward-Prowse nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment