Futboll Sport

U HODH SHORTI NË CHAMPIONS/ Kapiteni i Dortmund befason: Të gjithë dëshironim në grup…

Ditën e djeshme u hodh shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, teksa grupi i cili mund të konsiderohet më i vështiri është Grupi F, ku bëjnë pjesë Barcelona, Interi, Dortmundi dhe Slavia e Pragës.

Diçka e tillë duket se i ka pëlqyer kapitenit të Dortmundit, Marco Reus, i cili ka thënë se ai dhe shokët e tij dëshironin që të kishin në grup Barcelonën.

Gjatë një interviste pas shortit ai është shprehur: “Ne të gjithë para hedhjes së shortit kishim rënë dakord se në grup do të dëshironim katalanasit. Buzëqesh sepse ka ndodhur me të vërtetë. Padyshim është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Ndeshjet kundër Barcelonës do të jenë një atmosferë feste për ne dhe tifozët tanë. Besojmë në cilësitë tona dhe qëllimi ynë është të kalojmë”, theksoi gjermani.

Related posts

Augsburgu pranë zonës europiane, shkatërroi 3-0 Entrachtin e Frankfurtit

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Broja: Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Goli vjen kur…

Delo.autor

Nga Gjeneva në Korçë, presidenti Takaj rikthehet pranë Skënderbeut

Q.Autor

Leave a Comment