Futboll Sport

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Real Madrid gati 50 milionë euro për yllin e klubit holandez..

Real Madridi prej kohësh po punon të afrojë një mesfushor në skuadër, dhe objektivat nuk mungojnë.van de bekk

Objektivi i parë është mesfushori i Junajtid, Pol Pogba, por me vështirësitë që po hasin, për të arritur tek francezi, drejtuesit e Realit, kanë hedhur sytë nga lojtarë të tjerë.

Një lojtar tjetër që pëlqehet, është edhe mesfushori i Ajaksit, Van de Bek, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë.  Por, sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, kampionët holandez do të refuzojnë çdo ofertë për 22-vjeçarin në këtë merkato.

Pas largimit të De Ligt, De Jong, Las Shon dhe Maks Uober, drejtuesit nuk kanë ndërmend të largojnë edhe një lojtar tjetër, në prag të sezonit të ri.van de bek

Mediat spanjolle shkruajnë se Reali ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh, megjithatë drejtuesit e Ajaksit, e mohojnë se kanë marrë ndonjë ofertë zyrtare.

Related posts

Puyol: Çmenduria e transferimeve nuk do të ndalet

Q.Autor

Leicester firmos me dy mbrojtës, i hap derën kalimit të Maguire te “djajtë”

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment