Futboll Sport

ZBULOHET SKANDALI NË BUNDESLIGA/ Ndryshon emrin dhe ditëlindjen sulmuesi…

Një lajm i pa dëgjuar më parë, vjen nga Gjermania, teksa thuhet se sulmuesi i Hamburgut, në Bundesligën e Dytë, luan me identitet të rremë.

Sipas “Bild”, sulmuesi Bakeri Jata, luan nën identitet të rremë, dhe ka ndryshuar si emrin ashtu edhe datën e lindjes.

Nga provat që ka grumbulluar gazeta gjermane, del se Bakei Jata në të vërtetë quhet Bakari Dafeh, dhe nuk ka lindur në 6 qershor 1998, por më 6 nëntor 1995.

Sulmuesi nga Gambia, hyri në Gjermani në vitin 2015, dhe shteti gjerman jep tolerancë për të gjithë refugjatët nën moshën 18-vjeç, në këtë mënyrë lojtari kishte ndërruar identitetin e tij, duke u hequr sikur ishte 17-vjeç asokohe.

Prej vitit 2016, sulmuesi i djathtë aktivizohet me Hamburgun, dhe tani i duhet të përballet edhe me akuzat e fundit, që rëndojnë mbi të.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare. Dorëzohet dhe një shtet, mbyll kampionatin nga COVID-19

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Kukësi – Skënderbeu (FOTO)

Q.Autor

“NUK NA KËNAQ BARAZIMI ME AUSTRINË”/ Vrioni: Inter apo Milan? Zgjedh prapë…

Delo.autor

Leave a Comment