Futboll Sport

ZYRTARE/ Dani Alvesh gjen ekip të ri

Futbollisti brazilian Dani Alvesh ka nënshkruar një kontratë deri në dhjetor të vitit 2020 me ekipin e Sao Paulos.

36 vjeçari, i cili për herë të parë në Evropë u transferua në vitin 2002, duke e lënë Bahia për Sevillan, ka qenë lojtar i lirë pas largimit nga PSG, tek e cila skuadër qëndroi për dy vite.

Dani Alves ka qenë i lidhur me ish klubin e tij, Barcelonën, e po ashtu edhe me një transferim në Premierligë, por veterani ka zgjedhur të kthehet në shtëpi, teksa shpreson të luajë edhe në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

Kujtojmë se Dani Alves po ashtu ka veshur edhe fanellën e Juventusit në Serie A

Related posts

TAKIM ME MENAXHERIN/ Juventusi tenton të joshë kampionin e Europës

Delo.autor

E BUJSHME/ Chelsea arrin akordin me talentin e Bundesligas, klubi gjerman ul çmimin e lojtarit

Delo.autor

Gareth Southgate ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze/ Kush ha fast food përjashtohet nga Kombëtarja

Sadik.Autor

Leave a Comment