Futboll Sport

11 “LUANË” NË FUSHË/ Mema projekton formacionin anti-Partizan: Do dalim fitimtarë (VIDEO)

5 vite pa fitore në derbi është një periudhë aq e gjatë sa në një klub si Tirana duket një përjetësi. Të gjithë në shtëpinë e bardhebluve dëshirojnë të thyejnë këtë tabu, kërkojnë me çdo kusht fitoren përballë Partizanit por kjo është një ndeshje delikate ku gjithçka duhet të shkojë në mënyrë perfekte për ti marrë maksimumin. Humbja kundër Kukësit e shton dhe më shumë dozën e presionit, kjo është një ndeshje që duhet fituar edhe për të mbajtur të ndezur objektin e tyre kryesor, titullin kampion. Ndryshe nga sezonet e fundit, Tirana zbret favorite sot përballë Partizanit, trajneri Mema ka në dispozicion grupin e plotë dhe pritet të rreshtojë në fushë nga minuta e parë 11 lojtarët më në formë.

Training Session / 27.09.2019 #wearetirona

🎥 | Training Session / 27.09.2019 #wearetirona ⚪️🔵

Gepostet von KF Tirana am Freitag, 27. September 2019

Rikthehet në kudrat kapiteni Ilion Lika ndërsa përpara tij në rreshtimin me katër pritet të zbresin nga minuta e parë nga e djathta në të majtë, Kërçiku, Vangjeli, Osmani dhe Hoxhallari. Mesfusha gjithashtu është “blind” me Kobina, Batha, Torasa dhe Kale. Edon Hasani pritet të mbështes nga pranë sulmuesin e vetëm Majkëll Ngoo. Në konferencë për shtyp trajneri Mema theksoi se ekipi është në një gjendje të mirë fizike dhe se këtë sfidë po e presin me kujdes të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson dhe sa e rëndësishme është të mos kalojnë në eufori. Mema konfirmoi dëshirën për të thyen më në fund Partizanin por kjo është një sfidë që të parashikosh është e pamundur pasi situatat mund të përmbysen nga momenti në moment.

Related posts

“NUK MË PËLQEU SI FENOMEN”/ Luka Jovic rrëfen: Qava për 3 ditë kur u transferova

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare Australi- Peru

Sadik.Autor

Paris Saint-Germain shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment