Futboll Kategoria Superiore Sport

153 TAKIME JANË LUAJTUR DERI TANI/ Rezultati më i përsëritur është barazimi 2-2, ja statistikat për Tirana-Partizani

NDESHJET – 153 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947- 2018 në të gjitha kompeticionet.

BILANCI– Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 65 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI– 215 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 166 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi dy i shënoi Eraldo Çinari për të kuqtë dhe një Bedri Greca për bardheblutë, në përballjen e 12 majit 2019.

DIFERENCA– 19 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12.10.13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.02.14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22.03.14 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 26.09.14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08.12.14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13.03.15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04.05.15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03.10.15 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.12.15 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 04.03.16 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 04.05.16 Tirana-Partizani 2-2; 25.09.16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat); 01-02.12.17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 20.02.17 Partizani-Tirana 2-1; 28.04.17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28.09.18 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30.11.2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01.03.19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12.05.19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat);

ISH-ët – Pesë lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 29 shtator. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Idriz Batha, Agustin Torasa, kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë nuk ka mbetur asnjë ish. Te Tirana statusin e ish-it e ka edhe trajneri Ardian Mema, pasi ka luajtur me Partizanin.

HISTORIA– Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI– Më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

REZULTATI– Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 48 barazime.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Koeman: Treguam karakter, Gjermania më e mirë se Franca

Isa.Autor

KATAR 2022/ Të drejtat e ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut blihen nga klubi i Serisë C

Delo.autor

E BUJSHME/ UZUNI transferohet në KROACI, Laçi përfiton një MAL ME PARA

Isa.Autor

Leave a Comment