Futboll Shqipëri Sport

“KOMBËTARJA NUK KA STRATEGJI, S’DIMË PËR ÇFARË LUAJMË”/ Rudi Vata: Bënë mirë te Shpresat, por…

Ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata, është shprehur se aktivizimi i 3 lojtarëve debutues titullar në një ndeshje delikate si ajo ndaj Kazakistanit, nuk është e duhura. I ftuar në “Ëndërr Kuqezi” në Rtsh, Vata është shprehur se në Kombëtare nuk ka një strategji dhe nuk dihet për çfarë luajnë.

“Prurjet e reja? Unë mendoj se këto janë të rëndësishme, sigurisht që duhet analizuar situata tani. Janë lojtarë që kanë bërë shumë mirë me ekipin e 21-vjeçarëve ku është Alban Bushi.

Është shumë mirë nëse iu japim mbështetje. Sot është një ndeshje delikate, nuk mund të aktivizosh 3 debutues menjëherë. Nëse ka një strategji, pasi nuk e dimë për çfarë luajmë dhe se cilat janë objektivat e kësaj Kombëtare.”, u shpreh Vata.

Related posts

“AS 200 MILIONË EURO NUK MJAFTOJNË”/ Perez jep alarmin: Një ditë, 30 klubet kryesore të Europës do të…

Delo.autor

Flet nëna e Dani Alves: Jemi të shkatërruar që po humbet Botërorin

Sadik.Autor

E FUNDIT/ QAKA rikthehet zyrtarisht tek Poli Iasi, arrihet marrëveshja me Steauan

Isa.Autor

Leave a Comment