Futboll Sport

AI KALOI SHUMË VËSHTIRËSI/ Mamaja e “Fenomeni” rrëfen historinë interesante: Xhekpoti ishte djali im…

Ronaldo  Luiz Nazario de Lima, i njohur ndryshe si “Fenomeni” ishte një ndër futbollistët më të mirë në botë.

Braziliani la gjurmë të mëdha në futboll, dhe për këtë fakt do të mbahet mend gjatë nga futbolldashësit.

Mirëpo deri sa arriti në nivelet më të larta në sport, ai kaloi shumë vështirësi.

Ronaldo vinte nga një familje e varfër braziliane, e cila e kishte të vështirë që t’ia plotësonte kërkesat dhe shumicën e rasteve i ndodhte të luante zbathur me shokët.

Mamaja e tij Sonia, do të deklaronte për mediat braziliane se ajo nuk e shihte si fitimprurës futbollin dhe mendonte se djali i saj duhet të vazhdonte shkollën pasi aty e shihte shpëtimin për të dalë nga varfëria.

“Unë mendoja se Ronaldo duhet të vazhdonte shkollën dhe të bëhej inxhinier ose mjek, pasi ajo mund të ishte rruga e shpëtimit për të dalë nga varfëria.”

“Nuk e kisha menduar kurrë se shpëtimi do të ishte futbolli”.

“Madje dua të rrëfejë diçka interesante, unë blija shume bileta lotarie dhe shpresoja te fitoja xhekpotin dhe nuk e mendoja kurrë se bileta fituese ishte në kopsht duke thyer vazot e luleve me top”!

Related posts

“NUK E DUA “PLESHTIN” NË SKUADËR”/ Trajneri spanjoll habit të gjithë me deklaratën: Nuk përshtatet me stilin tonë të lojës…

Delo.autor

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

Kjo është e fejuara e futbollistit që kërkohet nga klubet e mëdha europiane (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment