Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Tottenham, ja sa këkojnë anglezët për ta lënë të lirë

Heung-min Son është një nga lojtarët që Zinedin Zidan dëshiron të transferojë te Reali i Madridit në merkaton e verës. Mediat spanjolle thonë se trajneri francez e konsideron futbollistin e Totenhemit si të duhurin për të përmirësuar skuadrën e tij. Koreano-jugorit i skadon kontrata me “Spërsat” në vitin 2023 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo do të largohet në një tjetër skuadër.

Në këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola në 16 ndeshje të luajtura në Premier Ligë dhe ka dhënë 5 asiste. Ai ka qenë në qendër të lojës së Murinjos bashkë me sulmuesin Herri Kejn. Kjo ecuri e jashtëzakonshme ka bërë që Zidan dhe Reali të bëjnë gjithçka për ta transferuar. Situata është në pikën kur Zidan ua ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës që e dëshiron patjetër, por këta të fundit ende nuk kanë nisur bisedimet me futbollistin. Zizu mendon se transferimet e Mbapesë apo Salahut janë të vështira për t’u arritur dhe ka menduar një emër tjetër si ai i Sonit.

Por, edhe në këtë rast, madrilenët duhet të paguajnë afro 100 milionë euro për lojtarin 28-vjeçar. Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë, po as presidenti i skuadrës, Daniel Levi. Ky i fundit është një person shumë i vështirë për të arritur marrëveshjet dhe duhet që Perez të bëjë kujdes për mënyrën se si do të përgatisë terrenin për Sonin. E vërteta është që Reali do të përmirësohej ndjeshëm me një nga lojtarët më të mirë në qarkullim dhe ndoshta më të nënvlerësuarin. Ai nuk ka qenë kurrë në vëmendjen e mediave, por në fushën e lojës është i jashtëzakonshëm. Mund të luajë në disa role në sulm dhe gjithashtu sakrifikohet për skuadrën në mbrojtje. Këto janë disa cilësi që i pëlqejnë trajnerit madrilen.

Related posts

PROJEKT “GALAKTIKËSH”/ Kane-Bellingham, Reali fiksohet pas anglezëve. Perez shënjestron edhe yllin e Chelsea

F.autor

I frikësuar nga racizmi rus, futbollisti i Anglisë largon familjen e tij

Sadik.Autor

KAOSI ME REZULTATET E TAMPONËVE/ Klubi i Serisë A rrezikon pikë penalizim, Juventus pret fitoren në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment