Futboll Kategoria Superiore Sport

AKTET E DHUNËS NDAJ TIRANËS/ Disiplina mbyll “Loro Boriçin”, ja dëmimi i rëndë për Shkodranët

Katër ndeshje pa tifozë. Është ky vendimi i Komisionit të Disiplinës, i cili e detyron Vllazninë për të luajtur  katër ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj, “Loro Boriçi”.

Ky dënim vjen si pasojë e sjelljes së gabuar të spektatorëve, të cilët hodhën sende të forta gjatë ndeshjes së javës së tretë të Kategorisë Superiore ndaj Tiranës. Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës ka pezulluar me dy ndeshje lojtarin e Kukësit, Olsi Teqja.

Vendimi i plotë i Disiplinës:

“1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.”-mbyllet vendimi i Disiplinës.

/Ora News.tv/

Related posts

NUK KURSEN SOUTHGATE DHE GUARDIOLËN/ Mourinho: Presione? Të flasë me emra

Delo.autor

‘Befason’ Conte, kërkon një 36-vjeçar për sulmin e Chelseas

Q.Autor

PRAPASKENA/ Reali ankohet për fushën e ngrirë të Osasunës, por madrilenët nuk donin të shtyhej ndeshja

Delo.autor

Leave a Comment