Futboll Kategoria Superiore Sport

ANALIZON DERBIN KRYEQYTETAS/ “Basti” i Nevil Dedes: “Demat” kanë frikë, Tirana…

Nevil Dede është nga ata që në fushë ka qenë gjithmonë fitues. Me fanellën bardheblu e ka fituar me dhjetëra herë derbin.

Në një intervistë të shkurtër për “Panorama Sport”, trajneri i 19- vjeçarëve të Shqipërisë flet për sfidën Tirana-Partizani. Analizon të dyja ekipet dhe sheh bardheblutë më të avantazhuar, madje duke dhënë edhe një rezultat për fitoren.

Si i shihni skuadrat në këtë derbi të ditës së diel në kryeqytet?

Më intereson që të ketë “Fair Play” në fushën e lojës. Është një takim që e pret gjithë Shqipëria dhe reklama e futbollit shqiptar. Nuk është se po them ndonjë gjë të madhe. Këtë e thonë të gjithë para kësaj ndeshjeje. E rëndësishme është që skuadrat të luajnë mirë, të bëjnë futboll të hapur dhe të bukur.

Cilin nga ekipet shihni më të avantazhuar në këtë përballje?

Tirana është përpara në renditje? Shoh të avantazhuar Tiranën për vetë faktin se Partizani ka shumë frikë brenda vetes. Në momente të caktuara mezi shprehet, ndërsa Tirana është më e qartë në fazën sulmuese. Unë gjykoj që ky është avantazhi që mund të ketë Tirana.

Cila është arma që duhet për të fituar një derbi dhe këtu fut të dyja ekipet?

Qetësia do të jetë arma më e fortë. Ajo që do të ketë qetësinë dhe do ta menaxhojë më mirë këtë pjesë, do të jetë skuadra fituese. E shoh Tiranën më të avantazhuar në këtë plan.

Do të kishte qenë më mirë sikur skuadrat të vinin me fitore dhe të ishin më të çliruara nga presioni i rezultatit?

Për sa i përket ardhjes nga humbja, dihet. Do të ishte më mirë me rezultat pozitiv. E mira s’ka fund. Edhe Partizani mund të kishte fituar, por u barazua në minutën e 91-të. Edhe Tirana po ashtu. Skuadra e madhe e tregon veten që di të ringrihet pas një dështimi dhe e bën derbin më të bukur, apo e interpreton më bukur.

Thatë pak më parë se fiton Tirana. Keni ndonjë rezultat në mendje, sikur thatë…?

Duke u bazuar te lojtarët që ka Tirana në organikë, fiton 3-0.

Related posts

FITORE MBIJETESE NË GJIROKASTËR/ Luftëtari mposht “Ujqërit e Dëborës” falë Ahmetajt

Delo.autor

Kaladze, shembulli sesi një futbollist mund të jetë i suksesshëm edhe në politikë (FOTO)

Q.Autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Liverpool nuk ndalet, por as Manchester City nuk do të dorëzohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment