Futboll Gossip Sport

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Rita Ora me urim të veçantë për “Dardanët”, në prag të sfidës (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj teksa gjithmonë kur i jepet mundësia ajo flet mirë për vendin e saj.

Nuk mund të mungonte as sot, kur kombëtarja e Kosovës do të ketë një ndeshje shumë të vështirë dhe të rëndësishme kundër Anglisë. Nëpërmjet një “story”, në rrjetin social “Instagram”, Rita Ora ka postuar një foto ku shihen ushtarët e Britanisë së Madhe, teksa janë duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë.

Foton e postuar, këngëtarja e shoqëron me një mbishkrim, ku uron Kosovën për ndeshjen e ditës së sotme, ku shkruan: “ Paçi fat!!!”rita ora

Ndeshja e sotme është me shumë interes nga të gjithë, pasi në rast se Kosova do të dilte me pikë nga sfidë, do të vazhdonte ecurinë pa humbje dhe do të hidhte një hap të rëndësishëm për kualifikimin në Euro2020.

Related posts

Hamburger gaboi rëndë, tani ka një plan për Mërgim Mavrajn

Sadik.Autor

SKANDAL NË GREQI PARA DERBI/ Tifozët e Olympiacos përplasen me policinë dhe “sulmojnë” lojtarët e Panathinaikos (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON ÇËSHTJA E SULMUESVE MERKATO/ Juventus ka këtë plan për Moise Kean

Delo.autor

Leave a Comment