Futboll Kategoria Superiore Sport

ANKTH TEK TIRANA/ Tre titullarë jashtë stërvitjes në prag të derbit, ja emrat

Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Idriz Batha nuk kanë qenë dje në gatishmëri të trajnerit Ardian Mema. Në javën derbi, tre nga lojtarët e formacionit titullar kanë nisur përgatitjet duke mos qenë në gatishmërinë maksimale. Për stafin teknik, diçka e tillë do të përbënte alarm në rast mungese, ndërkohë që në ditët në vijim do të specifikohet edhe gjendja e secilit.

Osmani-Hasani – Pasi është kryer seanca e nxehjes, Tefik Osmani është veçuar nga skuadra. Bashkë me të edhe Edon Hasani. Të dy futbollistët kanë nisur një seancë vrapimi rreth fushës në kompleksin stërvitor. Më tej edhe nën shoqërinë e përgatitësit atletik, të dy lojtarët i janë nënshtruar një programi stërvitor të veçantë nga pjesa tjetër e futbollistëve.

Të dy lojtarëve u është përgatitur një ngarkesë e caktuar fizike, për të tejkaluar shqetësimet muskulore nga ndeshja e fundit. Për lojtarët, stafi teknik dhe ai mjekësor kanë dalë në konkluzionin se dy futbollistët nuk duhet të marrin ngarkesën e madhe fizike të përgatitjeve të ditës së hënë. Lojtarët, pasi kryejnë vrapimet e kërkuara prej përgatitësit atletik, janë ulur për t’u qetësuar në pankinë për disa minuta e më pas u janë drejtuar dusheve.

Batha – Një tjetër lajm i keq për trajnerin Mema është situata që po kalon Idriz Batha. Mesfushori ka pasur një shqetësim në kavilje dhe duke e mbajtur atë të lidhur, nuk ka qenë i gatshëm për të kryer një stërvitje të plotë. Dje ai është lënë të qetësohet dhe në vijim, që nga dita e sotme do të shihet me kujdes se çfarë masash do të ndërmerren për rikuperimin e tij.

Nëse do të bëhet fjalë vetëm për një goditje që shkakton dhimbje për pak ditë, apo në rastin më të keq të bëhet fjalë për një dëmtim që kërkon disa ditë pushim dhe rikuperim. Në pamje të parë, mungesa e këtyre tre futbollistëve trazon jo pak ambientin dhe prish planet e trajnerit Mema përpara derbit, por gjithçka do të saktësohet në stërvitjen e dytë, nëse tre futbollistët do të jenë apo jo të gatshëm për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit./ panorama sport

Related posts

Për Karius nuk ‘lejohet’ festa, Henderson i kërkon llogari… (Video)

Sadik.Autor

Efekti Ronaldo/ Që nga lajmërimi, dyqani online i Juves jashtë funksionit

Sadik.Autor

“NUK KISHA DIJENI PËR…”/ Kushtoi 64 milionë euro, Sarri: Nuk e dija që Chelsea do të nënshkruante me të

F.autor

Leave a Comment