Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-ROMA/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Allianz Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Java e 8-të e Serisë A do të mbyllet me supersfidën Juventus-Roma nga e cila do të jenë sytë e të gjithë tifozëve, jo për faktin se në fushë do të jenë dy skuadra të mëdha, por Zhoze Murinjo do të jetë përballë atyre që ka shkaktuar aq shumë polemika sa herë është përballur.

Takimi pritet mjaft interesant, dhe për bardhezinjtë do të ishte jetike një fitore, pasi Roma ndodhet vetëm 4 pikë larg, dhe në rast disfatë do të shkëputej ndjeshëm që në start. Sa i përket formacioneve, Alegri do të hedhë në fushë një 4-4-2 ku majën e sulmin e formon Kieza-Ken ndërsa Murinjo i është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1 me Abraham si pykë.

JUVENTUS: Shezni, Danilo, Bonuçi, Kielini, De Shiljo, Kuadrado, Bentakur, Lokateli, Bernardeski, Kieza, Ken, Trajner: M.Alegri

ROMA: Rui Patrisio, Vina, Ibanez, Mancini, Karsdorp, Veretut, Kristante, Zaniolo, Pelegrini, Mikitarian, Abraham, Trajner: Zh.Murinjo

Related posts

Vrapimi i Mbapes u kujton argjentinasve golin e Majkëll Ouen (VIDEO)

Sadik.Autor

Ronaldo presion Perezit: Transfero këta 4 lojtarë në të kundërt, largohem!

Q.Autor

NGA MAKTHI TURK TEK NOSTALGJIA ITALIANE/ Ujkani këshillon Milanin: Të arrijë akordin me Zhegrovën, cilësi të…

Delo.autor

Leave a Comment