Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ “Verilindorët” dhe Laçi ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Kukësi dhe Laçi e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e javës së tretë mes tyre.

Në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, pjesa e parë ishte totalisht e vakët, teksa një vapë e madhe kushtëzoi këtë paraqitje. Rasti i vetëm për diskutim, ishte ai i minutës së 18-të, ku Rroca u rrëzua brenda zone, dhe kuksianët kërkuan penallti, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri Shahinaj.

Pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nisi me Duron më kërkues, por golin e gjeti ekipi i Starovës. Nuabueze, bëri gjithçka mirë mes mbrojtjes blu, dhe lëshoi një të djathtë nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë shans Avdylit.

Minutat kalonin, me Laçin që mbrohej, ndërsa Kukësi vazhdonte të sulmonte duke kërkuar golin e barazimit. Pas disa tentativave, rrjetën e gjeti Musta vetëm në minutën e 87-të, pas një goli mjaft të bukur me të majtën nga jashtë zone.

Deri në fund, nuk pati më gola, dhe kështu, Laçi mori pikën e parë në kampionat, ndërsa pas dy fitoreve, Kukësi u ndal për herë të parë në këtë edicion, dhe tani e sheh veten në kuotën e 7 pikëve.

 

Related posts

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E JUVENTUS/ Sarri konfirmon: Nuk kam kontakt me asnjë klub, dua të…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Lotito “injorojnë” COVID-19, përgatisin axhendën e rikthimit në stërvitje!

Delo.autor

Manchester City futet në garë për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment