Futboll Kategoria Superiore Sport

NË VENDIN E PARË/ Përmbysje e çmendur, Tirana kalon Kukësin me dramë (GOLAT)

Një ndeshje e madhe është zhvilluar në “Air Albania” stadium! Tirana ka mposhtur në transfertë skuadrën e Kukësit me rezultatin 1-2 duke i marrë dhe kryesimin e kampionatit. Sfidë me dy fytyra, pasi në pjesën e parë nuk u dhuruan shumë emocione, ndërsa në të dytën u realizuan plot 3 gola.

45 minutat e para ishin shumë të kujdesshme me të dy trajnerët që nuk kaluan në aventura. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Kukësi kaloi në avantazh me anë të autogolit të Kristi Vangjelit. Mbrojtësi devijoi një top në minutën e 53′ dhe e përcolli drejt portës për 1-0.

Ekipi mik nuk u alarmua dhe nisi të ishte më i rrezikshëm. Goli i barazimit erdhi shumë vonë, pasi Batha ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje dënimi që u ndal vetëm nga rrjeta e Dashamir Xhikës për 1-1 në minutën e 84′.

Dy minuta më pas, Cobbinha dribloi 4 lojtarë në zonën e Kukësit dhe pasoi për Agustin Torassën që nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë për 1-2. E gjithë Tirana në festë, stoli në fushë dhe tifozët në delir. Ekipi bardheblu i merr kreun e klasifikimit Kukësit duke e parakaluar në tabelën e klasifikimit. /Telesport

Related posts

Verdi si Riva, Rossi, Baggio, Nedved apo Rui Costa… sa shumë “jo” në merkato!!!

Q.Autor

Gaz Demi tregon se për cilën kadidaturë do të votojë në garën për president të FSHF-së

Q.Autor

SHERIFF SUPRIZON ME BILETAT/ Shikoni sa kushton për të parë Demat në Moldavi

Delo.autor

Leave a Comment