Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM SPEKTAKOLAR NË VLORË/ Flamurtari ndanë pikët me Kurbinasit

Flamurtari dhe Laçi u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në Vlorë, takim i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

Takimi që u luajt pa tifozë në stadiumin “Flamurtari”, pa kurbinasit më të etur për golin e parë, të cilët po qarkullonin më shumë topin në minutat e para. Gjithsesi, goli i parë erdhi vetëm në minutën e 28-të, dhe ishte Pjeshka që tundi rrjetën për vlonjatët, pas një topi të mbetur në zonë.

Miqtë sidoqoftë, reaguan dhe në të 39-tën ishte Redon Xhixha që barazoi, pasi u fut bukur brenda zone dhe nuk fali përballë Moçkës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, ka sërish gol për vlonjatët. Sukaj fiton vetë një penallti pas një faulli të Stazhillës ndaj tij, dhe me një goditje panenka, i jep sërish avantazhin të tijve.

Pjesa e dytë sidoqoftë, nis me një hedhje në sulm të Laçit. Pas shumë tentativave, është Teko që në minutën e 64-t barazon teksa del i vetëm me Moçkën. 3 minuta më vonë, ka penallti për kurbinasit, dhe i saktë nga 11-metrat është Nuabueze, duke i dhënë për herë të parë Laçit avantazhin në këtë sfidë.

Teksa u duk sikur Laçi do e mbyllte aty takimin, me këtë mendim nuk ishte i riu Haruni që u fut gjatë pjesës së dytë në fushë. Pas një harkimi të Rrapajt, me kokë është Haruni që e çon në fundin e rrjetës, dhe ka sërish barazim në Vlorë.

bandicam 2019-09-22 16-40-39-922

Në fund, Flamurtari dhe Laçi barazuan 3-3, dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë mes 6 golave në total.

Related posts

PANUCCI i “ul kokën” MANAJT/ Sulmuesi kuqezi bën menjëherë kthesën

Isa.Autor

Leroy Sane beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Q.Autor

E PABESUESHME/ E zbulon Santos: Ja kur kthehet Ronaldo te Portugalia

Isa.Autor

Leave a Comment