Futboll Kategoria Superiore Sport

KATËR JAVË PA SHËNUAR/ Vllaznia ndanë në “paqe” pikët me Luftëtarin

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Luftëtarit. Skuadrat ndahen në “paqe” në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Një rezultat ky që i shkon më shumë për shtat skuadrës gjirokastrite, e cila është ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Për sa i përket lojës, shkodranët ishin më dominues, teksa arritën të godisnin 2 herë traversën, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Goli po kthehet në një makth te skuadra shkodrane, e cila nuk shënon prej 4 takimesh radhazi.

VLLAZNIA-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

90+3′ Tjetër shans i shkëlqyer i Vllaznisë me Pusin, i cili në afërsi të pikës së penalltisë, gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me traversën!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Pafat Vllaznia, traversa i mohon golin e avantazhit kapitenit Gilman Lika, i cili u fut bukur në zonë, provoi me të majtën, por topi u stampua në traversë!

86′ Goditje dënimi për Vllazninë, harkon Lika, por topi largohet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

85′ Ndëshkohet edhe Florin Bardulla me karton të verdhë për protesta.

84′ Zëvendësim i tretë edhe te Vllaznia, largohet Hygor, në lojë Pusi.

83′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Fili, në lojë holandezi Vient.

79’ Mundësi e mirë për shkodranët me anë të Likës i cili tenton me një goditje nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

78′ Açka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bardullës.

74′ Harkim i gabuar i Gurishtës, topi shkon në duart e portieri Paiteris.

67′ Zëvendësim i dytë te Luftëtari, largohet Ziaj në lojë 19-vjeçari Oshafi.

63′ Zëvendësim i dytë te Vllaznia, largohet Shtubina, në fushë Bardulla.

60′ Kruja provon me një gjuajtje nga distana, por tentativa e shkodranit ishte e gabuar.

58’ Goditje dënimi për Luftëtarin aty ku Rapo tenton krosimin por pas sukses.

56′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Zogaj, në lojë Da Silva.

55′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet nga loja Dushkaj, vendin e tij e zë Donald Rapo.

50′ Aksion i mirë i shkodranëve, Zogaj lëviz bukur brenda zonës dhe provon me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime te skuadrat.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

43′ Tjetër mundësi ideale për Vllazninë. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te Shehi, i cili i vetëm përballë portës, ka gjuajtur, por ka pritur portieri Paiteris. Aksioni ka vijuar, ndërkohë që Zogaj provon të shënojë me kokë, topi shkon në traversë!

42′ Lala është i ndëshkuari i dytë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Emerson.

40′ Fantastik Paiteris, i mohon golin e avantazhit Malotës, i cili mohon golin me kokë Malotës, pas harkimit nga e majta. Mundësi ideale për shkodranët!

36′ Gurishta është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34′ Gilman Lika kroson nga këndi, ngrihet Malota me kokë, por topi shkon në duart e portierit. Qëndore tentativa e mbrojtësit lezhjan.

30′ Tjetër goditje nga këndi për Luftëtarin. Skuadra gjirokastrite ka marrë frenat e lojës në këto momente. Fili harkon në zonë, por nuk arrin Ziaj të devijojë.

28′ Fili provon me një tentativë nga distanca, topi devijohet dhe shkon në këndore.

20′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Gilman Likën, i cili provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të Pateiris.

14′ Pranë golit Luftëtari me Ardit Ziaj. Korçari Renja jep një top fantastik nga e djatha, por sulmuesi i skuadrës gjirokastrite nuk arrin ta devijojë topin në rrjetë! Shpëton Vllaznia!

11′ Goditja e parë nga këndi i takon Vllaznisë, e fiton Gurishta nga krahu i djathtë.

10’ Braziliani Emerson niset në drejtim të sulmit. por i ndërhyjnë nga mbrapa dhe fiton një goditje dënimi.

8′ Dominimi i shkodranëve në këto minuta të para! Skuadra e Jonuz provon të ushtrojë presion të vazhdueshëm në mbrojtjen gjirokastrite.

4′ Kruja provon të asistojë për Shtubinën brenda zonës, por topi është më i fortë seç duhet kontrollon portieri i Luftëtarit.

2′ Shkodranët e nisin në sulm dhe provojnë të avancojnë në portën e Luftëtarit, por pa rrezikuar portën e Paiteris.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sherri, Malota, Gurishta, Marku, Shehi, Hygor, Shtubina, Kruja, Emerson, Lika, Zogaj.

bandicam 2019-09-22 16-00-29-810

LUFTËTARI: Paiteris, Dushkaj, Lalaj, Demo, Isufi, Acka, Renja, Prikas, Hyseni, Fili, Ziaj.

bandicam 2019-09-22 15-50-51-113

GJYQTAR: Laver Alla

Related posts

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

Tani është zyrtare, ja klubi që ngjitet në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

Lamtumira e mundshme e Cristiano Ronaldos dhe “efekti domino” në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment