Futboll Sport

BERLUSCONI TALLET KEQ ME MILANIN/ Lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Lidhur me situatën aspak të favorshme të 7 herë kampionëve të Europës ka reaguar edhe ish-presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, i cili nuk i ka kursyer batutat ndaj “kuqezinjve”.

Në një proncim të shkurtër për mediat italiane, bosi italian u shpreh se po mendon të organizojë një miqësore mes Milanit dhe klubit të Monzës që drejtohet prej tij.

Ai shtoi me shaka se me siguri që Monza do të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj “kuqezinjve”.

Berlusconi tha:

”Kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i thashë të organizojmë një miqësore. Me siguri që do të fitojmë 3-0 (qesh). Kush ka parë Monzën së fundmi është argëtuar dhe i ka shijuar ndeshjet. Dallohet efekti i skemave të studiuara nga unë, Broki dhe Galiani.”

Silvio Berlosconi ka qenë 20 vjet në krye të klubit të Milanit, nga viti 1986 deri në 2004 dhe më pas e mori sërish drejtimin për periudhën 2006-2008.

Ish-kryeministri italian mund të cilësohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit.

Kujtojmë këtu se Milan luan sot në mbrëmje në orën 20:25 derbin ndaj Interit, i cili pritet me mjaft interes edhe në Shqipëri, ku tifozët e këtyre dy skuadrave janë të shumtë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

“TË KUQTË” NË KRIZË TË THELLË/ Liverpool“i mallkuar” këtë sezon, tjetër dëmtim në mbrojtje

Delo.autor

“TIRANA MË LART MORALISHT”/ Flet portieri Alban Hoxha: Fitojmë derbin dhe hapim…

Delo.autor

Leave a Comment