Futboll Sport

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Vdes në grumbullim futbollisti i kombëtares… (FOTO)

Bota e futbollit sërish është në zi.

Jairzinho Pieter, portieri i kombëtares së Curaçao, vdiq të hënën në grumbullim, në hotelin ku është sistemuar skuadra, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Portieri 31-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike duke pësuar një atak kardiak, disa orë para përballjes me Haitin, që korrespondon me “League of Nations” të CONCACAF.

“Si Ministër i Rinisë, Sportit unë jam në Hotelin Marriott për të shoqëruar Federatën e Futbollit Haiti në lidhje me vdekjen e lojtarit të Curaçao-s, Jairzinho Pieter, viktimë e një sulmi në zemër”, shkroi në rrjetet sociale Ministri i Sportit të vendit pritës, Edwin Charles.

Jairzinho Pieter qershorin e kaluar u shpall fitues i “King’s Cup“ me Curaçao, pasi fitoi në finale me Vietnamin, me penallti.

Curaçao, që njihet zyrtarisht me emrin “País de Curazao”, është një territor autonom i Mbretërisë së Holandës prej 444 km², që ndodhet në jug të Antilles, rreth 50 km larg bregdetit veriperëndimor të Venezuelës.

Related posts

Nuk është një lojë elektronike, perla e Berishës në piedestal (VIDEO)

Sadik.Autor

E PARITUR/ Guardiola bën “paqe” me Mourinho: Ka të drejtë, ai është AJKA

Isa.Autor

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë/ Besa pa rezerva në Burre

Sadik.Autor

Leave a Comment