Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Goditja më e madhe e Maldinit tek Milani? Pa diskutim, është ai (EMRI)

Me notë pozitive te Milani mund të vlerësohet Theo Hernandez, një “goditje” e vërtetë në krahun e majtë. Stefano Borghi, komentatori i DAZN, shpjegon pse Paolo Maldini zgjodhi ish-lojtarin e Real Madridit në merkato: “Në errësirë, një dritë, madje edhe e vogël, është e mjaftueshme për të ndriçuar rrugën. Mos harroni se në sezonin e Milanit kishte errësirë. Kishte edhe drita, njëra prej të cilave është Theo Hernandez. Një dritë verbuese kur ndërmerr inkursione, me një fuqi pothuajse jashtë kontrollit, madje edhe me efekte anësore, por pa dyshim tërheqëse.

Kush e zgjodhi për anën e majtë të kuqezinjve, Theo Hernandez? Pa dyshim, “princi” i krahëve të majtë, Paolo Maldini, e zgjodhi atë. Diçka që në moshën 22-vjeçare të vendos para nderimeve dhe ngarkesave psikologjike. Maldini zgjodhi mbi të gjitha një mënyrë për të interpretuar rolin, sepse e majta në futbollin e sotëm është më e avancuar në krahasim me stilet klasike. Sot, mbrojtësit e plotë janë ata që kanë shumë cilësi, që adaptohen shpejt në futbollin e niveleve të larta, që kërkojnë gjithnjë e më shumë fuqi ofensive.

Kësi mbrojtësish bëhen një armë shumë e rëndësishme. Merrni ekipet e fundit, që kanë triumfuar në nivelin europian: Liverpooli ka Alexander-Arnold dhe Robertson, dy anësorët e pasmë, asistues të rregullt, më produktivët që aktualisht gjenden në botë. Real Madridi i madh i Zidane kishte Carvajal dhe Marcelo, ndërsa Barcelona kishte Dani Alves dhe Jordi Alba.

Theo Hernandez është pjesë e kësaj linje: mbrojtës i plotë që sulmon dhe mbron. Është një koktej i veçantë Theo Hernandez, i fortë, madje shumë i fortë, por me përbërës të përzier, ende pak tepër heterogjen, sepse gjithmonë ekzistojnë dy fytyra në jetën e tij, si origjina që ka. Ai lindi në Marsejë, e cila është një përzierje. Në fakt ai është francez nga vendlindja, por spanjoll nga origjina dhe zhvillimi. Ai u rrit në futbollin e Spanjës dhe pak a shumë aty u bë ku që është”.

Related posts

TURQI-ITALI/ Ndizet sfida në “Olimpico”. Pretendime për 11-metërsh dhe pritja spektakolare e portierit turk (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Flamur i kuq dhe surpriza, Piloti Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku

Delo.autor

MALMO-CHELSEA/ “Vendasit” shkurtojnë diferencën, shënon Christiansen

Delo.autor

Leave a Comment