Futboll Seria A Sport

DISFATA NË DERBIN E MADONINËS/ Politikani i njohur italian kritikon ashpër futbollistët e Milanit: Janë ekip qesharak… (FOTO)

Politikani i njohur italian, Matteo Salvini, e ka kritikuar ashpër Milanin pas humbjes 2-0 kundër Interit të shtunën në derbin, duke e quajtur qesharak ekipin e kuqezinjve.

Salvini, ish zëvendës-kryeministër i Italisë, ishte në stadium për të parë derbin della Madonnina.

Salvini madje e kishte braktisur stadiumin ende pa përfunduar ndeshja, për shkak të pakënaqësisë me atë që kishte parë në fushë.

“Kjo është hera e parë që e braktisa stadiumin herët në derbi. Kur Lucas Biglia goditi nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundoi te tifozët Curva Sud, vendosa të largohem sepse u bë e tepërt”, tha Salvini.

“Unë duartrokas vetëm tifozët e Milanit, sepse ata janë të vetmit që ia vlen t’i shpëtosh në këto vite, për shkak se ky ekip është qesharak! Unë gjithmonë e fajësoja Gennaro Gattuson, por tani po filloj të mendoj se nuk ka qenë i gjithë faji i tij”, theksoi ai.

“Mbase trajneri nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Janë disa njerëz që paguhen për të fituar dhe ata nuk po fitojnë”, shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Related posts

I PARAQITET VENDIMI/ Shkarkohet zyrtari i klubit të madh italian…

Delo.autor

U BË VIRALE/ Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj “3 Luanëve”, Lewa u mbyll gojën me veprimin e tij (FOTO)

Delo.autor

Raikkonen një legjendë, vendos rekordin e pabesueshëm në Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment