Futboll Shqipëri Sport

U NDALËN NGA TIRANA/ Cungu: Mund të kishim fituar, por me kaq lojtarë të dëmtuar…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka folur në përfndim të ndeshjes me Tiranën për emisionin “Gol pas goli” të “Supersport”.

“Kemi patur mundësi ta fitonim ndeshjen. Tirana më e freskët në 15 minutat e fundit, sepse në luajmë me të njëtët lojtarë për shkak dëmtimesh. Përveç penalltisë së humbur mendoj se kemi luajtur mirë, kështu e ka futbolli”, ka thënë Cungu.

Dëmtimet: “Jemi një ekip i ri dhe dëmtimet janë gjithashtu të rëndësishme. Na mungojnë lojtarë kyç në pozicione kyçe. Këto probleme ndikojnë te rezultatet”.

Kartoni i kuq për William: “Ne shikojmë futboll për ditë, më thoni një lojtar që nuk proteston ndaj arbitrit. Nuk më duket e drejtë që të ndëshkohet për kaq. Gjithsesi, ky ka qenë vendimi i gjyqtarit”.

Forma e ekipit: “E përsëris, kemi katër lojtarë të dëmtuar, por unë duhet t’i përgëzoj lojtarët që kanë luajtur sot për paraqitjen e tyre”.

Shafik: “Shafik është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe për mua. Në momentin që del ai nga loja, rendimenti ynë bie. Mendoj se mund të përmirësohet akoma shumë”.

Presioni për rezultate: Presioni është normal, jo vetëm te Kukësi, por te çdo ekip. Unë nuk e kam problem. Kam ardhur te një skuadër që kishte probleme dhe që tani luan futboll. Nuk i trembem asgjëje dhe jam i bindur që kam bërë një punë shumë të mirë”.

 

Related posts

E HABITSHME/ Shërbimet sekrete Amerikane sekuestrojnë TOPIN që PUTIN i dhuroi TRUMP

Isa.Autor

Trajneri Panuçi, injoroi sulmuesin më në formë të Kombëtares

Sadik.Autor

ËSHTË PRANË MARRËVESHJES/ Dortmund siguron adoleshentin e talentuar anglez për 23 milionë euro!

Delo.autor

Leave a Comment