Futboll La Liga Sport

“DO TI JAP UNË…”/ Presidenti i Atleticos tallet me gjobën qesharake që mori Barcelona për Griezmann

Ka ardhur reagimi i Atletico Madridit pas dënimit qesharak që Federata e Futbollit të Spanjës i bëri Barcelonës për çështjen Antoine Griezmann.

Barcelona është gjobitur me 300 euro për bisedimet me Griezmann pa lejen e Atletico Madridit që nga marsi i vitit të kaluar.

Në këtë pikë, kur bisedimet filluan, klauzola e lojtarit e vendosur nga Atletico ishte 200 milionë euro, dhe Barcelona ra dakord me Griezmann, që të pritej korriku për t’u ulur në 120 milionë euro vlera e tij.

Katalanët, pas korrikut, kanë transferuar Griezmannin për 120 milionë euro, dhe Atletico Madrid ka kërkuar një dëmshpërblim prej 80 milionë euro.

Në fund, Barcelona u gjobit me një shumë simbolike prej 300 euro, për të cilën madje edhe do të ankohen.

“Le të jemi serioz, do t’i jap unë ato 300 euro. Nuk është normale, ka rregulla dhe ato duhen të respektohen”, ka deklaruar presidenti i Atelticos, Enrico Cerezo.

Related posts

NUK ËSHTË REALI/ Guardiola: Këto janë tri skuadrat më të mira të 10 viteve të fundit

Delo.autor

​Serie A/ Napoli më në fund i jep Hysajt lajmin e mirë

Q.Autor

NUK PRANON TË SHTYJË DATËN/ Aktorja turke martohet me futbollistin në kohë koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment