Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Tre ton ushqime dhe 100 mijë euro, Agnelli e Zhang aleatë kundër epidemisë

Tre tonët e ushqimit të përgatitura për Juventus-Milan të Kupës së Italisë (e shtyrë për shkak të “emergjencës Koronavirus”) nuk do të shpërdorohen. Klubi bardhezi ka vendosur të përgatisë në çdo rast vaktet dhe t’ua dhurojë personave më në nevojë, në bashkëpunim me disa agjenci e ndërmarrje.

Katër shoqata janë angazhuar me mbledhjen dhe shpërndarjen e ushqimeve. Sfida mes Juves e Milanit nuk u luajt për shkak të përhapjes së epidemisë dhe po mban në tension gjithë Italinë: Vendimi u mor pas një mbledhjeje në prefekturën e Torinos mes përfaqësuesve të “Zonjës” dhe autoriteteve institucionale. Pas mundësive për të luajtur pa publik apo me vetëm tifozët e Rajonit të Piemontes, në fund u mor vendimi për të shtyrë sfidën.

DONACION – Ndërkohë, në krahun tjetër, Stiven Zhang, presidenti i Interit, i ka komunikuar agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” dhurimin e 100.000 eurove për Departamentin e Shkencave Biomjekësore dhe Klinike “L.Sacco” të Milanos. “Interi,- ka shpjeguar biznesmeni kinez, – ka një lidhje të madhe me qytetin e Milanos dhe është krenar për dedikimin e të gjithë personelit të spitalit ‘Sacco’: falë tyre situata po përballohet në mënyrë të shkëlqyer.

skynews-south-korea-coronavirus_4928277

Që nga nisja e alarmit ‘Koronavirus’ kemi ndjekur me vëmendje të madhe evolucionin e situatës, si klub dhe si aksionerë, duke përsëritur në gjithë selitë që prioriteti i vetëm janë shëndeti publik dhe siguria”. Edhe në vitin 2016, disa javë pas blerjes së maxhorancës së kuotave të Interit, babai i Stivenit, Jingong, numri një i “Suning”, u kishte dhuruar 200.000 euro shoqatave të angazhuara në emergjencën e tërmeteve në Italinë qendrore.

Related posts

EROS GREZDA ZHGËNJEN SI TITULLAR/ Zëvendësuesi e “zhyt” dhe më shumë

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ ZIDANE telefonon MOURINHON, francezi i thotë se…

Isa.Autor

SKËNDERBEU-TIRANA/ Dy gola për 5 minuta, Majkëll Ngo ndëshkon i vetëm “korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment