Futboll La Liga Sport

DORËZOHEN “KATALANASIT”/ Granada “shtang” Barcelonën dhe merr kreun e La Ligas

Një humbje të papritur ka marrë Barcelona këtë mbrëmje, në kampionat në transfertë ndaj Granadës.

Ekipi i Valverdes ka pësuar dy gola dhe ka humbur me duart lart, duke mos shënuar asnjë, gjë që ka lënë një shije shumë të hidhur në kampin katalanas.

Azer që në minutën e dytë kaloi në avantazh Granadën, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë në lojë futet Mesi, Fati dhe Vidal, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi në minutën e 65-të Granada shënon të dytin me Vadilo.

Tashmë Barcelona mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e shtatë, ndërkaq Granada surprzion duke marrë vendin e parë.

Related posts

SHIHET SI “RONALDO” I RI/ Kampionët e Italisë në sulm për lojtarin e Mançester Sitit

Isa.Autor

10 VJET PA PANAJOT PANON/ Partizani përkujton legjendën e futbollit shqiptar

Delo.autor

Harry Kane mposht Messin, golashënuesi më i mirë i vitit 2017

Q.Autor

Leave a Comment