Futboll Seria A Sport

“DUELI ME INTER NA SHËRBEN PËR MOTIVIM”/ Bilia kërcënon “Zikaltërit”: “Bomberi” Piatek është një…

Gjatë verës ishte në listën e lojtarëve në shitje, por Lukas Bilia pasi qëndroi te Milani, ka fituar edhe besimin e trajnerit Marko Xhampaolo.

Argjentinasi synon të mbyllë karrierën te kuqezinjtë dhe jo duke qëndruar në stol, por si protagonist. Qëllimet e tij për të ardhmen e afërt 32-vjeçari i ka bërë të ditura në një intervistë të dhënë për “Sportmediaset”.

Milani ka tri vite pa fituar në derbi. Është kthyer në fiksim ky aspekt apo ju karikon?

Duhet të na shërbejë si motivim, sepse një fitore do t’i jepte vazhdimësi punës sonë, do të na shtonte besimin në gjithçka bëjmë e sigurisht do të na mundësonte të punonim me më shumë qetësi. E dimë që në Veronë nuk bëmë një paraqitje të mirë, por në vitet e kaluara këto lloj ndeshjesh na kanë rezultuar gjithmonë negative.

Puna pas fitoreve është më e lehtë dhe na jep më shumë qetësi, ndërsa kur nuk ke dalë nga fusha me rezultat të dobët, trysnia ndihet më tepër.

Boban deklaroi se priste më shumë në aspektin e lojës…

Edhe ne, sepse e dimë që nuk bëmë një paraqitje pozitive, madje ishim ne lojtarët që sapo hymë në dhomat e zhveshjes, folëm me njëri-tjetrin duke theksuar gëzimin për tri pikët, por njëkohësisht duke treguar vetëdije se duhet të punojmë më tepër. Kjo javë ka ecur e gjitha në këtë drejtim.

Derbi është ndeshje më vete. Interi është favorite, por në fushë mund të ndodhë gjithçka. A keni besim se mund të bëni goditjen e madhe?

Nuk do ta quaja “goditje” në fakt. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët që do të hasim në rrugëtimin tonë. Trajneri Xhampaolo përpara ndeshjes me Veronën na tha: “Djema, sot luajmë për tri pikë e për po aq do të luajmë javën e ardhshme”. Skuadrat rivale meritojnë që të gjitha respektin maksimal, sepse mund të na krijojnë pengesa e të na vendosin në vështirësi.

Në këtë aspekt derbi duhet të shërbejë si një stimul më tepër. Duhet të fitojmë e më pas të vijojmë punën siç kemi bërë deri më sot për të pasur më shumë siguri kur të zbresim në fushë dhe në gjithçka bëjmë brenda “Milanello”-s.

Interi nuk do të ketë Ikardin që në ndeshjet e fundit ka lënë shenjë. Është ky avantazh për ju?

Jo, jo, aspak. Ata kanë dy sulmues të tjerë që janë shumë të fortë. Lukaku e Lautaro mund të ndëshkojnë në çdo moment. Duhet të tregohemi që të gjithë tejet të kujdesshëm, sidomos ndaj ekipeve të forta siç është Interi.

Piontek, ndërkohë, është zhbllokuar…

Një armë më shumë për ne. Uroj që të vazhdojë të shënojë, madje mundësisht më shumë sesa në sezonin e kaluar.

Related posts

LAMTUMIRA E PARATICI-T/ Juventus gati të largojë edhe Ronaldon, CR7 lëshon tjetër mesazh… në kohën e shkuar

Delo.autor

DONNARUMMA LARG MILAN? “Blutë e Londrës” tenton shkëmbimin e “çmendur”!

Delo.autor

PIKETON PASARDHËSIN E RAMSEYT/ Arsenal kërkon firmën për mesfushorin e Italisë…

Delo.autor

Leave a Comment