Futboll Sport

DUELI QË PËRCAKTON LIDERIN E GRUPIT A/ Kosova tenton mrekullinë përballë Anglisë

Ekipi përfaqësues i Kosovës sot në mbrëmje do të përballet me Anglinë në ndeshjen më të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Pas fitores kundër Çekisë, “Dardanët” tashmë kanë provën më të vështirë të Grupit A pasi Anglia nuk e njeh humbjen në eliminatore që nga viti i largët 2009.

Situatë të ngjashme po kalon edhe Kosova që në 15 ndeshjet e fundit ka fituar 10 herë dhe ka barazuar 5 ndeshje.

Kosova do të jetë përsëri pa pesë lojtarët titullarë, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Herolind Shala.

Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën. Ndeshja do të luhet në Southampton në orën 20:45.

Related posts

“Rusi 2018″/ 546 minuta, 60 vite, 1 autogol dhe… statistikat e finales Francë- Kroaci

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Llogaria” e Lukakut ndryshon pa ndërprerje. Vetëm Vieri dhe CR7, më të mirë deri tani…

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori firmos për skuadrën tjetër italiane…

Delo.autor

Leave a Comment