Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

POLICIA “BLINDON” ELBASANIN/ Masa të forta për ndeshjen Shqipëri-Islandë

Policia e Elbasanit ka marrë masat të ashpra para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës e cila do të zhvillohet sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë do të jenë 215 efektivë policie që do të angazhohen për të mbarëvajtur ndeshjen eliminatore për Euro 2020.

Gjithashtu policia u bën thirrje sportdashësve që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të sillen paqësisht, ndërsa nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Njoftimi i plotë nga policia e Elbasanit:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit,  Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

Related posts

E BUJSHME/ ARRIHET MARRVESHJA: Lajme të mira për tifozët e INTERIT dhe JUVENTUSIT

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar, ja debutimi i Messit

Delo.autor

Atletico mposht Monacon dhe kualifikohet, Porto dhe Schalke festojnë falë Lokomotivës

Isa.Autor

Leave a Comment