Sport Të tjera

E BUJSHME/ Klubi amerikan e bën traditë, u hedh tifozëve dollarë nga helikopteri (VIDEO)

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një mënyrë krejt të veçantë për të bërë lajm dhe forcuar lidhjen me fansat.

Las Vegas Lights u hodhi tifozëve të tij 10 mijë dollarë nga një helikopter, gjatë pushimit të një ndeshjeje të dielën e kaluar.

200 tifozë të përzgjedhur që më parë nga klubi, qëndruan në fushë pranë maskotës së skuadrës, ndërsa kartëmonedhat jeshile ju hidheshin nga një helikopter që po fluturonte mbi “Cashman Field”.

Ky event i njohur si hedhja e parave, po bëhet një traditë, duke qenë se i njëjti operacion u organizua dhe vitin e kaluar.

Las Vegas Lights renditet në vendin e 14-të mes 18 skuadrave që përbëjnë Konferencën e Perëndimit në United States League.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana: Rihapet takimi, bardheblutë ngushtojnë diferencën (VIDEO)

Isa.Autor

Superliga/ Ankandi për Sindrit Gurin, tre klube bëjnë gati milionat

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Shikoni gafë e pabesueshme të Timo Werner ndaj Renens (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment