Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Xavi kërkon Eros Grezdën te skuadra që drejton në Katar

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares, Eros Grezda.

Sipas “dailyrecord”, 2 klube nga Katari kanë shprehur interes për shërbimet e shqiptarit.

I pari dhe më prestigjiozi është Al Sad, kampion në fuqi i Katarit dhe kryesuesi aktual i kampionatit.

Skuadra drejtohet nga një legjenda spanjolle, Xavi Hernandez dhe ka në radhët e saj një emër tjetër shumë të njohur si spanjollin Gabi.

Ndërkohë klubi tjetër është Al Rajan, që drejtohet nga argjentinasi Aguirre.

Gjasat janë të mëdha që Grezda të largohet nga Rangers në janar, teksa Katari mbetet një opsion i mirë për të ardhmen e tij.

Related posts

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

LIVE/ Tunizia barazon gjithçka kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Marku nga këndi harkon në zonë, Avdiaj ndëshkon për shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment