Futboll Sport

PLAS KEQ NË BRAZIL/ Futbollistët e Boca Juniors përplasen dhunshëm me policinë braziliane (VIDEO)

Skenat e një çmendurie të pazakontë vijnë nga Brazili, ku Boca Juniors i dha lamtumirë Copa Libertadores, pasi u eliminua nga Atletico Mineiro pas goditjeve të penalltive (takimi i parë dhe koha e rregullt e sfidës së kthimit u mbyllën pa gola). Ekipi brazilian arriti të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit mes polemikave të shumta, që në fund degjeneruan në dhunë.

Klubi i nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, protestoi ashpër gjatë ndeshjes për një gol të anuluar nga gjyqtari Ostojich me ndihmën e VAR-it, por situata precipitoi në dhunë pas vërshëllimës së trefishtë.

Disa metra larg dhomave të zhveshjes, lojtarët dhe stafi i Xeneizes u përplasën me policinë. Nga pamjet e siguruara shihen se si fluturojnë në ajër barrierat prej metali, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për të sprapsur pjesëtarët e skuadrës së Bocas.

Natyrisht, ekipi argjentinas u largua nga stadiumi me vonesë dhe duke iu referuar asaj që ndodhi, pritet të vuajë një dënim të rëndë për sjelljen e dhunshme ndaj policisë vendëse.

Related posts

“DREJTUESIT E KLUBIT PO LUAJNË ME ZJARRIN PËR RANGNICK”/ Capello: Milan më keq se qeveria italiane

Delo.autor

TRI PËRBALLJET “EL CLASICO” VENDIMTARE/ Malcomit nuk i besohet akoma: Messi më tha se…

Delo.autor

Juventusi ndaj Bolognas për vendin e dytë, Berisha kundër Strakoshës

Delo.autor

Leave a Comment