Futboll La Liga Sport

PREFERON TALENTIN E BARCELONËS/ Bartomeu: Është më i fortë se Neymar…

Neymar u transferua në verën e vitit 2017 te PSG nga Barcelona për shumën rekord prej 222 milionë euro. Një transferim ky që e bëri brazilianin futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Gjithsesi, sipas presidentit të klubit katalanas, Barça ka tashmë një futbollist më të mirë se Neymar.

“E kam sqaruar edhe më parë. Ne kemi një projekt me Dembele dhe Coutinho. Niveli i Dembele është më i mirë se Neymar. Është një futbollist më i fortë dhe tashmë është përshtatur”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Bartomeu në një intervistë për “TVE”. Dembélé u ble nga Barcelona në 2017 për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund, pas largimit të brazilianit Neymar.

Related posts

Eros Grezda luan sezonin e fundit në Kroaci

Sadik.Autor

IMPAKT POZITIV ME INTERIN/ Klubi i madh i Premier Ligës në ndjekje të Lukakut

Delo.autor

Messi DËSHTON në Botërorin e 4, asnjë gol në ndeshjet me eleminim direkt

Isa.Autor

Leave a Comment