Futboll Sport

E BUJSHME/ Valverde e pranon: Vuajtëm shumë përballë Dortmundit

Barcelona ka qenë shumë me fat mbrëmë, ku ka dalë me një barazim 0-0 nga “Iduna Park” në Dortmund, në një ndeshje të cilën vendasit duhej ta kishin fituar.

Ter Stegen u bë hero, duke pritur edhe një penallti t% gjuajtur nga Reus.

Trajneri Ernesto Valverde pas sfidës pranoi se skuadra e tij kishte vuajtur shume përballë një ekipi që i kishte dominuar.

“Duhet ta pranojmë që kemi vuajtur shumë. Ata sulmonin me rrezikshëm dhe ne na ka munguar thellësia në metrat e fundit. Ata kishin penalltinë, gjuajtjen në shtyllë. Janë të fortë në shtëpi, ndaj ishte një ndeshje e vështirë për ne. Na e vështirësuan shumë ndeshjen”, deklaroi tekniku i Barcelonës.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Chelsea përmbys Sheffield me “POKER”, shkon 1 pikë larg kreut

Delo.autor

Lewandowski e tepron sërish, veprimi i tij çmend bavarezët

Sadik.Autor

Arsenali për TITULL/ Topçinjtë zyrtarizojnë BLERJEN e dytë të epokës Emery

Sadik.Autor

Leave a Comment