Futboll Sport

E KRYER! Icardi kalon vizitat mjekësore dhe bashkohet me ekipin e ri

Mauro Ikardi do të jetë tashmë një lojtar i PSG-së për sezonin e ri. Tratativat janë tashmë në mbyllje, dhe vetë sulmuesi argjentinas ka pranuar të kalojë në Paris.

Vetëm pak minuta më parë, Mauro ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek klubi kampion në Francë, dhe njoftimi zyrtar nga të dyja klubet pritet të vijë në orët në vazhdim.

Pika e kthesës erdhi gjatë natës, kur Interi dhe klubi francez gjetën akordin për formulën e transferimit. Sulmuesi do të kalojë në huazim për 5 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 65 milionë të tjera pas një sezoni.

Pas muajsh përplasjesh me Interin, tashmë “telenovela” Ikardi  duket drejt përfundimit, dhe tek PSG do të ketë skenën kryesore, pasi Mbape dhe Kavani gjenden të dëmtuar, dhe që në datën 18 shtator, do të ketë një përballje të madhe ndaj Realit të Madridit në Champions League, ku argjentinasi mund të tregojë më së miri vlerat e tij.

Related posts

TANI JANË PËR TITULL/ INTERI arrin marrëveshjen me nënkampionin e botës

Sadik.Autor

Ylli i Arsenalit shpreh ngushëllime për vdekjen e “Fadil Vokrrit”

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Liverpool arrin të firmos me talentin 16 vjeçar të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment