Futboll Seria A Sport

PRITET LARGIMI NGA MILAN/ Mbrojtësi arrin marrëveshjen për kalimin te skuadra e njohur

Diego Laksalt dhe Milani ishte një dashuri që nuk shpërtheu kurrë dhe i lodhur nga të qëndruarit në hijen e pankinës, mbrojtës-mesfushori uruguaian është gati të nisë një aventurë tjetër sezonin e ardhshëm.

LAXALT

Madje, 27-vjeçari duket se e ka gjetur skuadrën e radhës. Bëhet fjalë për Lokomotivën e Moskës, klubin rus, i cili jo vetëm ka gjetur akordin me futbollistin, por në të njëjtën kohë ka dërguar një ndërmjetës në “Casa Milan” për të biseduar kushtet e marrëveshjes.

Ariel Krasuski është ndërmjetësi i transferimit të Laksaltit në Moskë, i cili shpjegon: “Kemi folur me Milanin për Diegon dhe jemi optimistë për firmat”. Kuqezinjtë duan 10 milionë euro për kartonin e uruguaianit.

Related posts

I MUNDI PARTIZANI/ PLAS TEK KUKËSI: Cungu e kritikon, Rexhinaldo reagon ashpër

Isa.Autor

“BËJENI ATË ME PASION, OSE FARE”/ Postimi i Ibrahimovic dridh tifozët e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Është takim historik mes 2 ekipeve të…

Delo.autor

Leave a Comment