Futboll Sport

E RËNDË/ E ofendoi në Whatsapp, shkoi për ta vrarë në fushën e minifutbollit

Një episod për kronikën e zezë, por që zanafillën e ka pas një përplasjeje në rrjetet sociale për futbollin.

Ndodhi në San Cipriano d’Aversa, në provincën e Casertas, në Itali.

Një burrë 48 vjeç nuk ka mundur t’i kapërdijë ofendimet në Whatsapp të një 38-vjeçari për aftësitë e tij futbollistike, ndaj me pistoletën në brez ka shkuar në një fushë minifutbolli (kalçeto) ku po luante “armiku” i tij.

Burri i ofenduar i drejton pistoletën njeriut që e kishte denigruar për aftësitë e tij skarco në futboll, por e pëson një tjetër lojtar, që futet në mes për t’i ndarë.

Plumbi kap në bark 40-vjeçarin që donte të “pajtonte” dy protagonistët e sherrit, por fatmirësisht vetëm duke e plagosur (informacionet për gjendjen e tij janë të rezervuara).

Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë karabinierët, të cilët arrestuan 48-vjeçarin me precedentë penalë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Mbappe ndëshkon Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

INTERI humbje në ndeshjen e parë/ NAINGOLAN e ka mendjen tek FEMRAT SEKSI (VIDEO)

Isa.Autor

DEL VIDEO/ Sadio Mane lojtar dhe njeri i madh, ndihmon punonjësin gjatë grumbullimit me Senegalin

F.autor

Leave a Comment