Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË LOJTARËVE TË RINJ/ Igli Tare synon të “rrëmbejë” talentin e Barcelonës…

Strategjia e Igli Tares në të gjithë këto vite si drejtor sportiv i Lacios është e qartë, drejtori shqiptar është gjithnjë në kërkim të lojtarëve të rinj në moshë dhe të talentuar për t’i dhënë mundësinë e shkëlqimit e më pas për të përfituar milionat të cilat janë të domosdoshme për të qëndruar në nivele të larta.

Së fundmi, Tare ka pikasur nga akademia e Barcelonës sulmuesin i cili ende nuk i ka mbushur 17-vjeç, Raul Moro.

Lojtari do të vihet në dispozicion të skuadrës së të rinjve kryeqytetas, për të ndjekur më pas zhvillimin e tij, nëse do t’ia dalë për t’u kthyer në një element të ekipit të parë.

Edhe pse kujtimet me transferimet e talenteve nga Barcelona janë pozitive, pasi në vitin 2012 bardhekaltërit morën në Itali, Keita Balde. Brenda pak viteve, sulmuesi senegalez bëri për vete ‘Olimpico-n’, për t’u shitur më pas për vlerën e 30 milionë eurove në Francë te Monaco.

Related posts

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Bardhi kalon në avantazh kryesuesit e kampionatit (VIDEO)

Delo.autor

Marrëveshja: Vidal te Barcelona për 3 vite, ja sa do të fitojë kiliani

Sadik.Autor

KUPA E ITALISË/ KALENDARI: ”Autostradë” për JUVEN, MAKTH për MILANIN e INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment