Ekskluzive Futboll La Liga Sport

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Historia e Champions League pret Ansu Fati

Nëse Ansu Fati do të bënte debutimin e tij në Champions League kundër Borussia Dortmund, ai do të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës në moshën 16 vjeç dhe 351 ditë.

Produkti i akademisë Blaugrana luajti ndeshjen e tij të parë në LaLiga kundër Real Betis dhe shënoi golin e tij të parë ndaj Osasuna.

Kundër Valencias në “Camp Nou”, atij i duheshin vetëm dy minuta për të zhbllokuar sfidën.

Ai u zëvendësua nga Luis Suarez me 30 minuta lojë duke shkëlqyer në fushë dhe u bërë biseda më e përfolur në Spanjë, dhe do të marrë pjesë për herë të parë në Champions në sfidën kundër Dortmund.

Nëse Valverde vendos ta përdorë atë në “Signal Iduna Park”, Fati do të kapërcejë Bojan Krkic i cili debutoi me Barcelonën në Champions League në moshën 17 vjeç e 22 ditë kundër Lyon në vitin 2007.

Rekordi, sidoqoftë, i përket Celestine Babayaro i cili luajti ndeshjen e tij të parë në moshën 16 vjeç e dy muaj e 25 ditë për Anderlecht kundër Steaua Bukuresht.

Nëse ai do të shënonte, do të kapërcejë ish-sulmuesin e Olympiacos, Peter Ofori-Quaye, i cili festoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në moshën 17 vjeç e 195 ditë.

Ndërkohë, Wlodzimierz Lubanski është lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në Kupën e vjetër evropiane, me golin e tij kundër Dukla Pragës si lojtar i Gornik Zabrze në 13 nëntor 1963.

AlpeSport.al

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Partizani: Ka startuar sfida në Gjirokastër, skuadrat kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG nxjerr në shitje “yllin” e skuadrës, tri skuadra në ndjekje

Delo.autor

E VËRTETA/ Juventusi publikon shifrat zyrtare dhe nxjerr bllof të gjithë! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment