Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ja projektet e Milan dhe Inter për “San Siro-n” madhështor

E enjtja, datë 26 shtator do të jetë dita e shumëpritur për stadiumin e ri të Inter dhe Milan. Sikurse kanë bërë me dije vetë dy klubet rivale të Milanos, më datë 26 shtator në Politeknikun e Milano-Bovisa do të zbulohen zyrtarisht për publikun dy projektet e mbetura në garë për impiantin e ri të “San Siro”, respektivisht dy koncept-dizenjot e prezantuar nga studio Populous dhe Manica+Sportium.

“Një projekt i ekselencës në nivel botëror për “San Siro-n” dhe qytetin e Milanos. Më datë 26 shtator, A.C. Milan dhe F.C. Internazionale Milano do të prezantojnë projektet e përzgjedhura për stadiumin e ri të dy klubeve, sikurse dhe planet për rikualifikimin e zonës së “San Siro”. Eventi shënon startin e një rrugëtimi dëgjesash përballë qytetit, tifozët dhe familjet”, citon njoftimi i publikuar.

Related posts

FORMULA 1/ Aksident masiv në Hungari, pesë pilotë dalin nga gara në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

FSHF dha garancinë/ Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Sheriff Tiraspol. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment