Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ja stadiumet ku do të luhen finalet e Champions në 3 edicionet e ardhshme

Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet europiane.

Edicioni i këtij sezoni sapo ka nisur, teksa janë zhvilluar vetëm ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Finalja e këtij edicioni është vendosur të luhet në Turqi, e para pas vitit 2005 ku Liverpooli triumfoi në mënyrë epike me përmbysje ndaj Milanit.

Finalja e këtij viti do të luhet në Stamboll, në stadiumin kombëtar “Ataturk”.

Sakaq, UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe emrat e stadiumeve për tre sezonet në vazhdim.

Kështu, finalja e vitit 2021 do të zhvillohet në Rusi, në stadiumin e Shën Peterburgut ku luan ndeshjet skuadra e Zenitit.

Do të jetë hera e dytë për Rusinë që do të presë finalen e Champions, teksa në vitin 2008, Manchester United triumfoi me penallti në stadiumin “Luzhniki” të Moskës ndaj Chelseat.

Ndërkaq, finalja e vitit 2022, do të luhet në stadiumin e Bayern Munchen.

Në atë stadium është zhvilluar më parë finalja mes Bayern dhe Chelseat, e cila përfundoi me suksesin e “Bluve” të Londrës me penallti.

Ndërkohë, finalja e vitit 2023 do të mbahet në stadiumin mitik, “Wembley” të Londrës.

Related posts

Merkatoja e dimrit 2018, njihuni me afatet për Top kampionatet elitare europiane

Q.Autor

FLAKADANË DHE SENDE NË DREJTIM TË POLICISË/ Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me forcat e rendit për… (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMI TEK “DJAJTË E KUQ” NË DYSHIM/ Paulo Dybala kërkon këshillën e Ronaldos, ja çfarë i thotë portugezi

Delo.autor

Leave a Comment