Futboll Kosova Sport

EURO 2020/ Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje

Një natë spektakolare! Ose më saktë, nëse do të fshiheshin 30 minutat e fundit të pjesës së parë, padiskutim që Kosova do të dilte nga “St Mary Stadium” i Sauthemptonit me një rezultat vërtet befasues. Por, në fund, 5-3 i regjistruar është një notë pozitive për djemtë e Challandes, të cilët kanë luajtur pa frikë ndaj një kombëtare gjigantësh dhe yjesh!

Kosova humbet pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje dhe ky është lajmi i madh. E nisën mjaft mirë “Dardanët”, duke shënuar me anë të Valon Berishës, por menjëherë erdhën dy gola të shpejtë të Anglisë, me Sterling dhe Harry Kane, teksa pjesa e parë u mbyll edhe me një autogol të Vojvodës dhe dy gola brenda 1 minute për talentin Sancho.

Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që shënoi me Berishën sërish dhe penalltinë e Muriqit. Penallti pati edhe Kane, por portieri kosovar Muric ishte spektakolar duke e hipnotizuar. Kosova pati edhe shansin për të shënuar por ishte e pafat.

Related posts

Real Madrid bën çmendurinë, gati shkëmbimi i bujshëm me Tottenham

Q.Autor

Shkodran Mustafi shënon gol të bukur për Arsenalin

Q.Autor

Perez e dëshiron jashtë skuadrës së parë këtë lojtar të Realit

Q.Autor

Leave a Comment