Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

A DO TË VAZHDONI SËRISH ME KOMBËTAREN? Ja si përgjigjet lojtari i Tiranës

Teksa është i ftuar në studion e emisionit sportiv, Andi Lila flet edhe për të ardhmen e tij tek Kombëtarja.

Lila u pyet nëse do të vazhdonte ose jo sërish me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tha se këto vendime nuk merren sa hap e mbyll sytë.

“Më mirë do doja të isha në stadium, në lidhje direkte, por tani jam në studio. Unë kam rreth 70 ndeshje me Shqipërinë, por po të numërosh që nga ekipet U15, mund të shkojnë rreth 100. Ndihem krenar për një statistikë të tillë. Kur lexova mesazhin e Migjen Bashës që do tërhiqej nga Kombëtarja, më shkuan disa lot sepse kemi shkruar historinë të gjithë bashkë. Por, për vete, nuk e kam marrë akoma një vendim të tillë. Nuk janë vendime që merren menjëherë, dhe vetëm. Duhet të ulem me familjarët e mi. Thonë se futbollistët vdesin dy herë, njëherë në vdekje natyrale, dhe një herë tjetër kur lënë futbollin. Kemi vite që bëjmë një rutinë, duke u marrë me futbollin, dhe është e vështirë ta lësh menjëherë” – deklaroi Lila.

Related posts

Mertenes te Man.United, Mourinho paguan klauzolën?

Sadik.Autor

ATALANTA-JUVENTUS/ Vendasit thellojnë shifrat, shënon sërish Zapata

Delo.autor

SUPERIORE/ Pas merkatos, sot do të flasë fusha

Q.Autor

Leave a Comment