Futboll Sport

EURO 2020/ Trajneri i Islandës vlerëson “KuqeZitë”: Është ekip i fortë, ne vijmë për…

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme me Islandën, në një sfidën tepër deçizive e vlefshme për Grupin H.

Trajneri i kombëtares islandeze, Erik Hamren, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për këtë takim, teksa vlerësoi maksimalisht kuqezinjtë e Rejës.

“Është ndeshje e rëndësishme, por ne vijmë për më të mirën dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Qëllimi ynë është të shkojmë në Europian. Por, pas ndeshjes shihet nëse jemi të kënaqur me një apo tri pikë.  Nuk dua të flas shumë për Shqipërinë, por të flas për skuadrën tonë. Shqipëria ka qenë dhe është ekip i fortë. Me Turqinë ato kanë luajtur mirë, por kanë qenë të pafat. Por, për mua mbetet e fortë.

Ata luajnë në shtëpi dhe do bëjnë më të mirën, do jetë e vështirë midis dy ekipeve të barabarta, siç ishte para tri muajsh në Rekjaevik.  Lojtarët tanë kanë pësuar disa dëmtime, por e përgjithshmja është mirë. Distanca? S’ka asgjë, jemi në një hotel të mirë”, u shpreh tekniku islandez.

Related posts

“MOS MË FLISNI PËR TITULLIN”! Gattuso: Rinovimi? Po ndodh njësoj si tek Milan dikur…

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ 15-vjeçarja U DEH dhe U PËRDHUNUA nga ylli i Premier Ligës

Isa.Autor

Diego Simeone flet për stolin e Arsenal: Nuk kam pasur kontakte me klubi anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment