Champions League Futboll Sport

Neymar shkruan historinë/ PSG “dërgon” Liverpoolin në Europa League

Paris Saint-Germain ka mundur 2-1 Liverpool-in në Francë dhe është ngjitur në vendin e dytë të Grupit C, duke zbritur skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e tretë. Vendi i parë mbahet nga Napoli që ka mposhtur 3-1 Crvena Zvezda-n në “San Paolo”. Java e fundit e këtij grupi do të përcaktojë edhe ekipet që do kualifikohen me 16 më të mirave, me anglezët që do të presin “axurrët” në “Anfield”, ndërsa PSG do të luajë në shtëpinë e Crvena.

Takimi i zhvilluar në “Parc des Princes” është zhbllokuar pas 13 minutash lojës falë një goli të Bernat, i cili ka përfituar nga një gabim i qendërmbrojtësit Van Dijk. Goli i dytë i vendasve ka ardhur në minutën e 37-të dhe është realizuar nga Neymar, i cili është bërë edhe braziliani me më shumë gola të shënuar në historinë e Champions League: 31.

Në minutën e fundit të pjesës së parë ka ardhur reagimi i miqve, të cilët kanë fituar një penallti me Mane, që është transformuar në gol nga Milner. Kjo ka qenë penalltia numër 15 e shkaktuar nga francezët që nga kthimi i tyrë në Champions në sezonin 2012/13, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë kompeticion.

Nuk ka patur histori ndeshja tjetër e këtij grupi, me Napoli-n që ka zgjidhur gjithçka në pjesën e parë, me Hamsik (11′) dhe Mertens (33′) që kanë shënuar për “axurrët”. Në minutën e 52-të ka ardhur edhe goli i tretë i ekipit të Ancelotti-t, i realizuar përsëro nga belgu, që ka shkuar në kuotën e 100 golave me Napoli-n në të gjitha kompeticionet. Serbët kanë shënuar golin e nderit në minutën e 57-të me El Fardou Ben.

Në Grupin A, Dortmund-it i ka mjaftuar një barazim pa gola me Club Brugge në shtëpi për të siguruar kualifikimin në 1/8-at. Ndërkohë, Porto ka fituar Grupin D pasi ka mundur 3-1 Schalke-n. Gjithsesi, të dy skuadrat e kishin siguruar kualifikimin pas fitores 2-0 të marrë nga Lokomotiva e Moskës kundër Galatasaray.

Related posts

E BUJSHME/ Kumbulla, talenti që i ka bërë të gjithë për vete. Ja si e refuzoi Juventusin

Delo.autor

“ICARDI DHA PENALLTINË NGA VARI”/ Ja si shfrenojnë fantazinë me “memet” për Interin (FOTO)

Delo.autor

Deschamps publikon listën e parë zyrtare të Francës, pasi fitoi Kupën e Botës

Isa.Autor

Leave a Comment