Futboll Seria A Sport

FORMACIONET E MUNDSHME/ Ja si mund të rreshtohen Milani dhe Interi në derbi (FOTO)

Seria A nis që këtë të premte me sfidën Cagliari-Genoa, por kjo fundjavë në futbollit italian kulmon me derbin e Madonninas, Milan-Inter.

Por si është gjendja e skuadrave në këtë moment dhe çfarë formacioni kanë projektuar trajnerët Giampaolo dhe Conte?

Trajneri i kuqezinjve nuk do të ketë në dispozicion Calabrian, që është i pezulluar, ndaj me shumë mundësi në krahun e djathtë do të luajë Conti.

Në të majtë është i konfirmuar Rodriguez, ndërsa në mesfushë, para mbrojtjes, Biglia është më i avantazhuar në raport me Bennacer.

Në fazën sulmuese e kanë të sigurt vendin e titullarit Suso e Piatek, ndërsa për fanellën e tretë janë në garë Rebic (mbetet më i favorizuar, Paquetà dhe Leao.

Nga ana tjetër, Conte pritet të bëjë ndryshime nga formacioni që dështoi të merrte fitoren ndaj Slavias së Pragës në Champions.

Candreva, i detyruar të largohej që në fillim të pjesës së dytë ndaj skuadrës çeke për arsye fizike, nëse do të jetë 100% gati për ta nisur titullar derbin, do të ulë në stol D’Ambrosion.

Në qendër të mbrojtjes do të rreshtohet treshja Godin-De Vrij-Skriniar.

Në mesfushë, ka sërish balotazh mes Barellas dhe Vecinos (i pari ka më shumë përparësi).

Surpriza mund të jetë në vijën e parë. Politano është në formë të mirë dhe mund të aktivizohet në vend të Lautaros në rreshtimin 3-4-2-1, ku me Sensin do të jetë në mbështetje të Lukakut.

Image

Related posts

Rikthimi i Chamberlain, ja çfarë thotë Klopp

Delo.autor

BOTËRORI/ Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe ngjitet në vendin e parë në grup

F.autor

GJITHMONË E NDJEKUR NGA MEDIAT DHE PAPARAZZET/ Gruaja e Tottit e pranon hapur: Nuk dua të puthem në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment