Futboll Seria A Sport

MBI 70 MIJË TIFOZË NË “SAN SIRO” PËR DERBIN/ Ja si do të ndahen tifozët e Milanit dhe të Interit

“San Siro” është gati për derbin numër 171 të Madoninës. Pritet që në stadiumin mitik të Milanos të akomodohen më shumë se 70 mijë tifozë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, 7500 do të jenë tifozë zikaltër, ndërsa pjesa dërrmuese, pra rreth 65 mijë, mbështetës të “Djallit”.

Duke nisur nga ora 10:00 e kësaj të shtune, do të hapen edhe pikat e shitjes pranë stadiumit për biletat e fundit që kanë mbetur pa u prenotuar.

Është e pamundur, për arsye teknike, që “San Siro” të mbushet në kapacitet të plotë.

Do të mbeten bosh, për arsye sigurie, 2400 ndenjëse. Janë ato vende të unazës së tretë, që Komiteti i Sigurisë i ka konsideruar të papërdorshme.

Për rrjedhojë, shuma rekord e arkëtuar, që është thuajse 6 milionë euro, do të mbetet e paarritshme.

Related posts

“NUK E DIMË AKOMA”/ Valverde alarmon Barçan: Messi ka një problem…

Delo.autor

PAS GODITJES SË FUNDIT ME LUKAKUN/ “Rilind” Interi i trajnerit Conte, ja formacioni për sezonin e ri

Delo.autor

PARALAJMËRON/ Presidenti i UEFA-s: Europa dhe Amerika e Jugut përgatiten të bojkotojnë Botërorin nëse…

Delo.autor

Leave a Comment