Futboll Sport

GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Christian Panucci konfirmon bisedimet me klubin grek

Christian Panucci është gati të udhëtojë drejt Greqisë për të vazhduar atje karrierën e tij, e cila deri tani ka dhuruar vetëm etapa zhgënjyese me klube e padyshim edhe eksperiencën e cila nuk la mbresa me Shqipërinë.

Ish-trajneri i kuqezinjve është në bisedime me Aris të Selanikut për të marrë drejtimin e klubit grek.

Lajmi i hapur në mediat italiane, është konfirmuar edhe nga vetë Panucci, i cili është shprehur i gatshëm që të nisë këtë aventurë të re jashtë Italisë, pasi për momentin në “shtëpi” duket se nuk ka interes për të.

“Është e vërtetë që jam në bisedime. Mund të konfirmoj se jam shumë i interesuar që të drejtoj skuadrën e Aris. Më pëlqen shumë që të punoj në Greqi. Por nuk mund t’ju them asgjë më shumë. Po pres të dëgjoj për vendimin që ka marrë klubi”, tha Panucci.

Related posts

“CARI UKRAHINAS”/ HAZRAD mund të fitojë Topin e Artë me Chelsean, nëse arrinë të…

Isa.Autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

“SUPER LIGA? AGNELLI NA DHA BESIM TË PLOTË, POR…”/ Pirlo: Zgjedhjet në fushë? Ronaldo e Dibala titullar ndaj Parmës

Delo.autor

Leave a Comment